Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Tefsiri i sures er-Rum nga Imam Uthejmini, kaseta nr 5
www.perlatmuslimane.com
Unë besoj se ju e dini se çfarë është “kijasi më parësor”, që më së pari përdoret në Fikh, në Usulu Fikh si dhe llojin tjetër të kijasit që quhet kijasi i barabartë ku argumentohesh duke e krahasuar një gjë me një gjë tjetër. Dhe kijasi më parësor në të cilin ti argumentohesh që diçka është më parësore të ndodhë se diçka tjetër, ky lloj kijasi i paraprin në argumentim kijasit të barabartë dhe në këtë ajet kemi pikërisht përdorimin e kijasit më parësor.