Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kini mendim të mirë për Allahun dhe bëni fëmijë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Err-Rriba, fq. 530
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa bashkëshortë bien dakord që të përdorin mjete kontraceptive një periudhë kohore para martesës në mënyrë që të ndjehen të sigurt nëse ata duan të vazhdojnë në martesë apo jo dhe që gjërat mes tyre të stabilizohen. Pastaj ideja është që kontraceptivët të mënjanohen. Cili është vendimi mbi këtë?

Përgjigje: Kjo i përket të kesh mendim të keq për Allahun (azze ue xhel). Njeriu duhet të martohet dhe të ketë mendim të mirë për Allahun dhe të mendojë se martesa do të jetë e qëndrueshme nëse do Allahu. Ata e kanë për obligim që të kenë synim pasardhësit dhe të largohen nga këto mendime të këqija, obsesione dhe dyshime që u vijnë atyre nga shejtani i mallkuar. Shejtani i tremb njerëzit me pasardhës dhe shtatzëni.

Andaj, ti o rob i Allahut, ki mendim të mirë për Allahun dhe mos mendo se martesa do të dështojë. Ki mendim të mirë për Allahut dhe beso se martesa do të jetë e suksesshëm.

Nëse ndodhë që bashkëshortët të mos bien dakord më vonë gjatë jetës, çështja i përket Allahu (subhanehu ue te ala). Mundohuni që të përmirësoni lidhjen tuaj, përndryshe ndahuni secili nga ju kërkoni bashkëshort tjetër.

Shpërndaje: