Hafidh Ali bin Hasan bin Asakir ed-Dimashki (v. 571)
Burimi: Tabjin Kadhib-il-Muftari fi ma nusiba ilal-Imam Ebil-Hasan el-Esh’ari, fq. 17-18
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Tjerë pos Fakih Ebul Hasanit përmendën se Ebul-Abas Ahmed bin Umer bin Surajxh ishte ripërtëritësi i shekullit të tretë, ndërsa Ebut-Tajjib Sehl bin Muhammed bin Sulejman es-Sa’luki Nejsaburi ishte ripërtëritësi i shekullit të katërt.
Kushdo që thotë se Ebul-Hasan el-Esh’ariu ishte ripërtëritës i shekullit të katërtë ka më shumë të drejtë. Sepse mbështetja e tij ndaj Sunetit dhe ripërtërimi i fesë ishte më afër. Ishte ai që krey detyrën në refuzimin e Mutezilive dhe të gjithë bidaçinjëve të tjerë të devijuar. Qëndrimi i tij në këtë është i njohur dhe librat e tij refuzuese kundër tyre janë të përhapura.