Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (15)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/iglhfn-07-01-1435_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë, duke treguar fjalët e Musës drejtuar Faraonit:
فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَى أَن تَزَكَّى وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى
”Dhe thuaj: “A ke ndër mend të pastrohesh? Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!” 1
Do të thotë, kur Allahu e dërgoi Musain tek Faraoni, i cili ishte një tiran i pamëshirshëm dhe pretendonte se ishte zot. Ai nuk i tha atij: ”Ti je i poshtër, ti je pabesimtar, ti…ti…”, ai tha:
فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَى أَن تَزَكَّى
”A ke ndër mend të pastrohesh?”
Musai (alejhi-selam) i dha atij mundësi për të zgjedhur. A ke ndër mend të pastrohesh?
فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَى أَن تَزَكَّى وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى
”Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh? Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!”
Ai i dha atij mundësi. Ai nuk iu vërsul atij me forcë dhe ashpërsi. Sepse, Allahu i tha atij:
فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
”Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.” 2
Është e pasaktë vërsulja mbi mëkatarin. Kumtoja fenë e Allahut atyre:
ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
”Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.” 3
Kjo është rruga e davetit. Allahu e urdhëroi Musain (alejhis-selam) me këtë.
1 79:18-19.
2 20:44.
3 16:125.