Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kjo është rruga e drejtë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (34), min: 46:25
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%201%20-%202%20-%201436.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Kriteri me të cili njihet rruga e drejtë nga ajo e devijuar është rruga e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe rruga e sahabëve të tij.”

Ky është kriteri. Të gjitha drejtimet pretendojnë se ata kanë të drejtë dhe se rruga e tyre është e drejtë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të devijuar. Kriteri që dallon rrugën e drejtë është rruga e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabëve të tij. Kjo është rruga e drejtë – jo ajo që pasohet nga të devijuarit, injorantët dhe ata që pretendojnë se janë dijetarë.

Imam Ibnul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Ai që devijon nga ajo është ose neglizhent ose i padrejtë, bazohet në mendimin e tij ose është pasues injorant.” 1

Ai është në çdo rast devijant. Devijimi i tyre ndryshon. Disa ndryshojnë më shumë se të tjerët.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/96).

Shpërndaje: