Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

“Kjo është rruga ime, unë thërras (në fenë) e Allahut, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua!”

Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (2/453)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَاْ وَمَنِ اتَّبَعَنِي

”Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në fenë) e Allahut, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua!” 12:102

Do të thotë, unë dhe kushdo që më pason mua pason një pasqyrë nga Zoti im.

Ibn Abasi (radij Allahu anhume) ka thënë:

“Dmth shokët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem). Rruga e tyre ishte më e mira dhe udhëzimi i tyre ishte më i miri. Ata ishin burimi i diturisë, thesari i besimit dhe ushtarët e të Mëshirshmit.”

Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Kushdo që do të pason dikë duhet të pasojë ata që kanë vdekur. Sepse nuk mund të jesh i sigurt se i gjalli nuk do të sprovohet. Sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) ishin njerëzit më të mirë të umetit. Zemrat e tyre ishin më të devotshmet, dituria e tyre ishte më e thella dhe ata ishin që nuk thelloheshin në gjëra të tepërta. Allahu i zgjodhi ata për të shoqëruar profetin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) për të ngritur fenë e Tij. Prandaj njihni vlerat dhe meritat e tyre, ecni në hapat e tyre dhe pasoni karakteret e tyre sa më shumë që mundeni. Me të vërtetë ata ishin në rrugë të drejtë.”

Shpërndaje: