Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (81), min 45:00
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-1-3-1439-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: A është obligim për prindin të zgjojë djalin e tij shtatëvjeçar për të falur namazin e sabahut në xhami?
Përgjigje: Po. Ai duhet ta marrë atë me vete në xhami për ta edukuar atë me namaz dhe mirësi. Ky është edukim i saktë. Ai nuk do ta lerë atë që të vazhdojë të fle, ky është edukim i keq. Kështu ai e ka mashtruar të birin. Ai dëshiron të jetë i mirë dhe i mëshirshëm ndaj tij, por në fakt ai e ka mashtruar atë.