Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali
Burimi: “Sherh Usuulis-Sunneh”, fq. 378
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne kemi vëllezër në mesin e Selefive të cilën rrinë me pasues të bidateve. Çfarë thoni në lidhje me këtë?
Përgjigje: Unë po ua përmendi disa shembuj juve. Kështu veproi Ibn Akil, el-Bejhaki, el-Haraui dhe shumë të tjerë gjatë historisë islame. Shumë prej njerëzve u mashtruan me në lidhje me këtë gjë, qëndronin me Pasuesit e Epsheve/Bidateve dhe devijuan. Në këtë princip, ka mësime dhe paralajmërime të shumta nga Selefët. Ka pasur njerëz që pasonin Selefizmin, por devijuan dhe ndryshuan kur ata filluan të ulen dhe të frekuentojnë Pasuesit e Epsheve/Bidateve dhe të lexojnë librat e tyre!
I këshilloj këta që të përfitojnë nga vëllezërit e tyre, dhe para kësaj, të përfitojnë nga kjo metodologji madhështore që të mëson ty se si të shpëtosh veten tënde. Betohem në Allahun se, mbajtja e mendjes në atë që na kanë transmetuar selefët tanë është gjë e pashembullt.