Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si ta këshillojmë atë? Për shembull, çka t’i këshillojmë të rinjtë këtu në Jordani?
En-Nexhmi: Unë i këshilloj të rinjtë që as mos ta dëgjojnë atë e as të marrin pjesë në mësimet e tij.
Pyetje: Pas gjithë këtyre çështjeve, a mund të themi që ai është bidatçi apo i devijuar?
En-Nexhmi: Mjafton që ai i nderon dhe i respekton Ebul-Hasenin (el-Maribin) dhe El-Maghrauin.
Pyetje: A është e mjaftueshme kjo që ai të jetë bidatçi?
En-Nexhmi: Po.
Pyetje: Nuk është vetëm kjo, o shejkh. Ai i mbron edhe sot. Ai as nuk thotë se El-Kardaui është bidatçi apo i devijuar që i devijon të tjerët. Unë kam biseduar me të dhe kjo është regjistruar. Unë i thashë atij se ne nuk të kemi dëgjuar asnjëherë të thuash se El-Kardaui është i devijuar dhe bidatçi që i devijon të tjerët. Ai u përgjigj se unë nuk mund t’i përmbledhë të gjitha këto deklarata në një ndejë të vetme, pavarësisht gjithçkaje që ai ka thënë. Në fakt, ai thotë se El-Kardaui është dijetar pa diskutim.
En-Nexhmi: SubhanAllah. Ky burrë a e pason sunnetin apo ka devijuar nga sunneti?
Pyetësi: Deri më tani, ai pretendon se është student i shejkh Albanit. A mund të përmend emrin e tij? Emri i tij është Meshhur Hasan Selman.
En-Nexhmi: A është ky Meshhuri?
Pyetësi: Po.
En-Nexhmi: Ai që merret me tahkikate (verifikimin e librave)?
Pyetësi: Çfarë bën?
En-Nexhmi: Ai që verifikon librat?
Pyetësi: Po, saktësisht. Ai që verifikon.
En-Nexhmi: Në rregull.
Pyetësi: Çfarë dini për të, o shejkh?
En-Nexhmi: Nuk di asgjë që nga më parë. Unë nuk e kam shqyrtuar e as nuk kam dëgjuar asgjë prej tij.
Pyetësi: Unë jam ulur me të për më shumë se një vit dhe kam hulumtuar me të në bibliotekë. Kur i kuptova këto çështje, e braktisa.
En-Nexhmi: Braktise atë! Thuaju atyre që të dëgjojnë të mos ulen me të.