Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kjo thuhet pas “A nuk është Ai (Allahu i Cili e bëri këtë) i Zoti të ngjallë të vdekurit”

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 91-92
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Pasi që profeti  lexonte:

أَلَيْسَ ذَلِكَ بِقَادِرٍ عَلَى أَن يُحْيِيَ الْمَوْتَى

”A nuk është Ai (Allahu i Cili e bëri këtë) i Zoti të ngjallë të vdekurit?” El-Kijameh, 75:40

pastaj ai tha:

سبحانك فَبَلى

”I pa të meta je Ti; po.”1


1 Ebu Daudi dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi. Hadith është i përgjithshëm dhe vlen për leximin e Kuranit gjatë namazit dhe jashtë namazit, në namazin vullnetar dhe namazin e detyrueshëm. Ibn Ebi Shejbeh (2/132/2) transmetoi se Ebu Musa El-Esh’ari dhe El-Mugire -radijAllahu anhuma- e kishin zakon ta thoshin atë në namazin e detyrueshëm. Në mënyrë të ngjashme është transmetuar në mënyrë të pakufizuar nga Umeri dhe Aliu.

Shpërndaje: