Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Burimi: Et-Takh’uifu minen-Nar, fq. 94-95
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Se’id el-Khudri ka transmetuar se Profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut (azze ue xhel):
سَأُرْهِقُهُ صَعُودًا
”Atë do ta mbuloj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.” 1
”Ai është në një kodër nga zjarri në të cilën do të urdhërohet të ngjitet. Kur ai vendos dorën mbi të, dora do t`i shkrihet dhe kur ai e heq dorën, ajo do të kthehet në formën e mëparshme. Kur ai e vendos këmbën e tij mbi të, ajo do t`i shkrihet dhe kur ai e ngre atë, ajo do t`i kthehet në formën e mëparshme. Ai do të ngjitet shtatëdhjetë vjetë. Atëherë ai bie poshtë për aq kohë.”
Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe të tjerët me domethënie të ngjashme. Tirmidhiu e ka transmetuar këtë në formë të shkurtër duke thënë:
”Ngjitja është në një kodër prej zjarri në të cilën pabesimtari do të ngjitet për shtatëdhjetë vite. Pastaj ai bie poshtë po për aq kohë dhe kjo gjë përsëritet herë pas here, pa ndalur.”
Ai tha: ”Hadithi është i huaj (garijb) dhe ne e dimë këtë se është transmetuar nga Profetiصلى الله عليه وسلم vetëm përmes Ibn Lahi’ah e ky nga Dar-raxhi.”
Por edhe Amr Ibnul Harith ka transmetuar nga Dar-raxhi, sikurse transmetohet kjo gjë nga Hakim i cili ka thënë: ”Zinxhiri i transmetimit është i saktë.”
Simaku ka transmetuar nga Ikrime e ky nga Ibn Abasi i cili ka thënë në lidhje me ajetin:
سَأُرْهِقُهُ صَعُودًا
”Atë do ta mbuloj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.”
”Ajo është një kodër në Zjarr.”
Ne gjithashtu e kemi transmetuar nga një rrugë në të cilën ka dobësi, domethënë nga Ed-Dahhak e ky nga Ibn Abbasi, i cili ka thënë: ”Është një kodër e rrëshqitshme në Zjarr. Çdo herë kur mëkatari përpiqet të ngjitet, ai rrëshqet dhe bie në zjarr.”
Ibnus Sa’ib ka thënë: ”Ajo është një kodër me gurë të lëmuar në Zjarr. Ai urdhërohet që të ngjitet në të. Kur ai më në fund ja del të ngjitet, ai do të rikthehet në fund. Përsëri urdhërohet që të ngjitet në të dhe kështu do të zgjasë herë pa here. Para se të tërhiqet me zinxhirë dhe më pas goditet me çekanë hekuri. Ngjitja mbi të zgjat 40 vjetë.”
Shufejj Ibn Mati ka thënë: ”Është një kodër në Xhehenem me emrin Sa’ud. Ngjitja e pabesimtarin mbi të zgjatë 40 vjetë.” E transmeton Ibn Ebi Dunja.
1 El-Muddethir 74:17