Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetja: Parimi pohon se fetvatë ndryshojnë varësisht nga koha dhe vendi. Ndoshta dikush bën një pyetje përgjigja e së cilës ndryshon varësisht nga gjendja e pyetësit. Cila është rregulla në këtë?
Përgjigje: Siç u tha, ato ndryshojnë varësisht nga gjendja e vendit, stiuata, termat dhe traditat e vendit. Megjithatë, dispozitat e Allahut janë një. Dispozitat e Allahut janë një dhe nuk ndryshojnë. Asgjë nuk është e ndaluar në një kohë kurse e lejuar në një kohë tjetër. Dispozita është një. Obligimi mbetet obligim, hallalli hallall, rekomandimi i rekomanduar, Sunneti Sunnet, e urryera e urryer1. Megjithatë, rrethanat e fetvasë dhe si ato duhet të zbatohen mund të ndryshojnë.
Zhargoni në një popull mund të ndryshojë nga zhargoni i populit tjetër. Dikush mund të mendojë se banorët e Shamit dhe Egjiptit e kuptojnë një term në të njëjtën mënyrë që kuptohet në vende të tjera, por zakonet dhe zhargoni i tyre ndryshojnë. Banorët e Rijadit, Bisha dhe Abhas nuk kanë të njëjtat tradita si banorët e Egjiptit dhe Shamit. Ndoshta ata keqkuptojnë disa fjalë dhe njerëzit mendojnë se qëllimi i atyre banorëve është i njëjtë. Rrjedhimisht, gabimet ndodhin sepse nuk e kuptojnë zhargonin e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, ai gabon nga aspekti i të kuptuarit të qëllimit, prandaj dispozita nuk mund të jetë konform aspektit të sheriatit.
Prandaj personi që jep fetva duhet të ketë njohuri të gjendjes së njerëzve, zakoneve, termave dhe atë që ata nënkuptojnë me fjalët e tyre.
E njëjta gjë mund të thuhet për të luftuar të keqen. Është e detyrueshme të luftosh të keqen dhe të urdhërosh të drejtën. Por dispozitat e luftimit ndryshojnë në varësi të pasojave të saj. Kur disa njerëz luftojnë të keqen, e keqja bëhet edhe me e keqe dhe më e rëndë prandaj ata nuk duhet ta luftojnë në atë rast. Jo sepse ajo nuk është e keqe por sepse luftimi i saj çon në një dëm më të madh. Ndonjëherë e keqja mbetet sikurse ishte para luftimit pas së cilës vepruesi qëndron ngurrues dhe pyetet nëse ai duhet të dënojë ose jo.