Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Koha e lirë e femrës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri 19

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet të përfitojë femra nga koha e saj gjatë verës dhe, si duhet të kërkojë dituri?

Përgjigje: Ajo që vlen për meshkujt vlen edhe për femrat. Ashtu siç meshkujt duhet të kujdesen për kohën e tyre, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe femrat. E që në realitet, femrat duhet të kenë kujdes të shtuar për ruajtjen e kohës, pasi që ajo shumicën e kohës së saj e kalon në shtëpi. Femrat në ditët e sotme, kanë mundësi shumë të mira sepse ato mund të lexojnë libra, të dëgjojnë kaseta dhe t’i mësojnë vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël.

Gjithashtu, ajo mund të blej një makinë qepëse dhe të mësojë të qep. Pra femra mund të bëjë shumë gjëra brenda shtëpisë, ashtu siç mund të bëj edhe një mashkull brenda dhe jashtë saj. Ndërsa në lidhje me ligjëratat ku prezantojnë meshkujt, të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe femrat nëse u përshtatet koha edhe atyre. Për shembull, koha që u përshtatet atyre është koha pas namazit të akshamit. Në këtë kohë, gruaja mund të marrë pjesë në ligjërata. Dhe shumica e xhamive kanë një vend të veçantë për gratë. Aty mund të zbulojnë fytyrat e tyre, të mbështeten për muri etj.. Pra, ajo ka zgjedhje të ndryshme.

Shpërndaje: