“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Koha e namazit të jacisë zgjat deri në mesnatë

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Temamul-Minneh, fq. 142

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Asnjë hadith, nuk është argument se koha e namazit të jacisë zgjatë deri në agim. Dhe për këtë arsye, ne duhet i referohemi haditheve të tjera të cilat në mënyrë të qartë kufizojnë kohën e namazit të jacisë. Shembuj të kësaj janë fjalët e tij -صلى الله عليه وسلم-:

“Koha për namazin e jacisë zgjat deri në mesnatë.”

Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët, dhe ky hadith është përmendur edhe më herët në libër.

Kjo është përforcuar me letër e Umer bin el-Hatabit që ia shkroi Ebu Musa el-Esh’ariut:

“Fale namazin e Jacisë deri sa të arrijë një e treta e natës. Nëse e shtynë atë, shtyje atë deri në mesnatë dhe mos u bë i pakujdesshëm.” Transmeton Maliku dhe Ibën Hazmi. Zinxhiri i tij është autentik.

Ky hadith është një dëshmi e qartë se koha e jacisë zgjat deri në mesnatë. Si rezultat i kësaj që e përmendëm, esh-Sheukani e zgjedh këtë mendim në librin “ed-Durar el-Behijjeh” ku thotë se, namazi i Jacisë zgjatë deri në mesnatë.” [1]

Këtë mendim e ka edhe Sidik Hasan Khan në shpjegimin e tij të librit [2]. Në ”Bidaetul-Muxhtehid”, transmetohet po ashtu se, ky është edhe mendimi i Imam Malikut. Të njëjtën gjë e thonë disa prej dijetarëve të medhëhebit shafi, siç është Ebu Seid el-Istahri dhe të tjerët. Shih “el-Mexhmu” (3/40). (për të gjetur mesnatën, ne numërojmë kohën nga fillimi i mbrëmjes, deri në agim. Dhe nëse i bie që gjatësia e natës të jetë 10 orë, atëherë mesnata është pasi të kenë kaluar 5 orët e saj).”


[1] Ai tha të njëjtën gjë ”es-Sejl el-Xherrar” (1/183). [2] 1/69-70.

Shpërndaje: