Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Tafsir el-Kur’an el-Adhim (3/652)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحًا جَمِيلًا
“O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni (para se të keni marrëdhënie intime me to), ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.” 33:49
Dijetarët janë bashkuar rreth çështjes së gruaja e cila është ndarë dhe është ende e virgjër, se për të nuk ka kohë të pritjes. Në vend të kësaj, ajo mund të martohet menjëherë me këdo që ajo dëshiron. Përjashtimi i vetëm është nëse asaj i ka vdekur bashkëshorti. Në këtë rast, ajo duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë, edhe nëse është ende e virgjër, por edhe për këtë ka konsensus.
Kur jemi tek pjesa e ajetit:
“…por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm”
është për qëllim një dhuratë më e madhe sesa të dhurimi i gjysmës së mehrit. Në Sahihun e Buhariut, Sehl bin Sa’di dhe Ebu Usejd radijAllahu anhuma transmetojnë: ” Profetit salAllahu alejhi ue selem ia sollën nuse Xheunijen nga fisi Beni Xhaun, e bashkë me të ishte edhe mëndesha e saj. Kur profeti salAllahu alejhi ue selem hyri tek ajo, ai i tha:
“Ma dhuro veten tende si dhuratë për martesë!”
Ajo i tha: “A mundet që një princeshë t’ia dhurojë veten në martesë një burri të zakonshëm?!” Profeti salAllahu alejhi ue selem ngriti dorën për ta ledhatuar që ta qetësojë (pasi ajo nuk e dinte se ai ishte i dërguar i Allahut). Ajo tha: “I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!” Ai tha: “Ke kërkuar mbrojtje prej Atij që vërtet të mbron.” Pastaj ai salAllahu alejhi ue selem doli jashtë tek ne dhe më tha: “O Ebu Usejd! Jepi asaj dy fustane të bardhë të linjta dhe lëre të kthehet te k familja e vet (d.m.th. se e ka shkurorëzuar).” (Buhariu 5255).
Ibn Abasi ka thënë: “Nëse ai ia ka përmendur dhuratën e martesës asaj, ajo merr gjysmën e saj. Nëse ai nuk e ka bërë këtë, ai i jep asaj atë që mundet t’i jap; dhe kjo konsiderohet ta lirosh atë njerëzishëm.”