Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Koha kur jo arabët do të sundojnë minberet

Imam el-Hakim Muhamed bin Abdil-lah en-Nisaburi (v. 405)

Burimi: Me’rifetu ‘Ulum-il-Hadith, fq. 198-199.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Muslim bin Shihab ez-Zuhri ka thënë: Unë shkova tek Abdul Melik bin Marvan një ditë.

Ai më tha mua: Ku ke qenë o Zuhri?

Unë i thashë: Në Mekë.

Ai më tha: Kë e le t’iu prijë njerëzve aty?

Unë i thashë: Ata bin Ebi Rebah.

Ai më tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Ai tha: Me çfarë iu prinë?

Unë i thashë: Me dituri dhe transmetime (rivajete).

Ai tha: (do të vij koha kur) Njerëz të tillë do të qeverisin.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë jemenasve?

Unë thashë: Tavus bin Kajsan.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Ai tha: Me çfarë iu prinë?

Unë i thashë: Me të njëjtën gjë sikurse Ata bin Ebi Rabah.

Ai tha: Kështu duhet të jetë.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë egjiptianëve?

Unë i thashë: Jezidi bin Ebi Habib.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë thashë: Ai është një rob.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë banorëve të Shamit?

Unë i thashë: Mekhuli.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është një rob. Ai është një rob i zi, të cilin e ka liruar një grua nga Hudhejli.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë njerëzve në anën tjetër të Lumenjve (Gadishulli Arabik)?

Unë i thashë: Mejmun bin Mehrani.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë banorëve të Horasanit?

Unë thashë: Ed-Dhahak bin Muzahim.

Ai tha: A është arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Pastaj ai tha: Kush iu prinë banorëve të Basras?

Unë i thashë: El-Hasan bin Abil-Hasan.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Pastaj ai tha: Mjerë për ty! Kush iu prinë banorëve të Kufës?

Unë i thashë: Ibrahim En-Nakhai.

Ai tha: A është ai arab apo rob?

Unë i thashë: Ai është rob.

Pastaj ai tha: “Mjerë për ty o Zuhri. Ti ma ke lehtësuar mua. Betohem në Allahun se robërit një ditë do të udhëheqin arabët duke predikuar nga minberet, ndërsa arabët do të ulen dhe dëgjojnë.”

Atëherë unë i thashë: “O udhëheqës i besimtarëve! Kjo është feja e Allahut; ai që kujdeset për të do të udhëheq dhe kushdo që e humbet atë ai do të dështojë.”

Shpërndaje: