Imam Ahmed bin Abdir-Rrahman el-Makdisi
Burimi: Mukhtasar Minehxh-il-Kasidin, fq. 34
Përktheu: Valdet Gashi
Rregulla e njëmbëdhjetë lidhur me ditën e xhuma: Ai duhet të kujdeset për momenin e çmuar gjatë së xhumas dhe të përkushtohet me zemër dhe dhikër.
Ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë moment. Muslimi është i vetëm në transmetimin nga Ebu Musa (radijAllahu anhu) i cili tha se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me të:
“Ajo zgjat nga koha kur imami ulet (në minber) deri sa të përfundoj namazi.”1
Një tjetër hadith thotë:
“Ajo zgjat nga kur imami të përfundoj hutben, e derisa namazi të përfundoj.”2
Xhabiri (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Dita e xhuma përbëhet nga dymbëdhjetë – d.m.th momente. Nuk ka musliman që i lutet Allahut (azze ue xhel) për ndonjë gjë vetëm se Allahu (azze ue xhel) i përgjigjet atij. Kujdesuni për momentin e fundit pas ikindisë.”3
Enesi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kujdesuni për kohën e vlefshme; nga ikindia e deri në perëndim të diellit.”4
Ebu Bekr el-Ethram (rahimehullah) ka thënë:
“Këto hadithe mund të interpretohen në dy mënyra. Ose disa janë më autentike se të tjerat, ose kjo kohë zhvendoset në kohë të ndryshme, sikurse nata e Kadrit gjatë dhjetë netëve të fundit.”
1 Muslimi (853).
2 Ebu Davudi (1049). I dobët sipas al-Albanit në “Dha’if Sunen Ebi Davud” (1049).
3 Ebu Davudi (1048). Autentik sipas el-Albani në “Sahih Sunen Ebi Davud” (1048).
4 Tirmidhiu (489). I mirë sipas el-Albani në “Sahih Sunen et-Tirmidhi” (489).