Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)
Burimi: Bustan-ul-Arifin, fq. 70-73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Jahja bin Ebi Kethir ka thënë:
“Dituria nuk mund të arrihet me rehati të trupit.”
Rabi’ah, mësuesi i Malik bin Enesit ka thënë:
“Ai që posedon ndonjë njohuri nuk duhet të humbas veten”.
Fjalët e Rabi’as mund të shpjegohen në dy mënyra:
E para: Një person që posedon ndonjë njohuri dhe ka privilegjin për t’u bërë i shquar, duhet të luftojë për të plotësuar dijen e tij dhe të mos i humb studimet e tij në mënyrë që të humbas veten.
E dyta, ai që ka mësuar duhet të luftojë për të përhapur dijen që të arrijë kënaqësinë e Zotit të tij. Ai duhet të përhapë dijen në mesin e njerëzve në mënyrë që ajo të mund të kumtohet më tej prej tij dhe që ai vetë të përfitojë prej saj. Kur ai e përhap dijen, ai duhet të sigurohet që ta bëjë këtë me butësi ndaj personit që mëson prej tij dhe të lehtësoj të mësuarit për të mirën e dijes.
Pasuesit e esh-Shafeiut (Allahu e mëshiroftë atë dhe ata) kanë mospajtime lidhur me personin në rastin e parë dhe nëse ai duhet të kryejë studimet e tij dhe se a është e ndaluar që ai t’i braktis ato apo se nuk është e ndaluar që ai t’i braktis ato nëse dikush tjetër i studion ato. Shumica kanë zgjedhur mendimin e dytë dhe kjo është zgjedhja e duhur dhe Allahu e di më mirë.
Umer bin el-Khattabi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Ai që zbehet në fytyrë do të ketë një dije të zbehtë.”
Domethënë, ai që ka turp të kërkojë dije do të ketë një dije të zbehtë, do të thotë pak dije.
Muxhahidi ka thënë:
“As personi që turpërohet, e as mendjemadhi nuk do të mësojnë dijen.”
Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Sa të mira janë gratë e Ensarëve! Turpi nuk i pengon ato që të mësojnë fenë.”
Umer bin el-Khattabi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Mësoni para se të bëheni zotërinj.”
Kjo do të thotë që të nxitosh që të zotërosh dijen kur je i ri, pa punë, pa udhëheqje dhe moshë të lartë. Kur të rriteni dhe bëheni zotërinj që pasoheni, ju do të pengoheni nga të mësuarit dhe studimet.
Në mënyrë të ngjashme tha esh-Shafei (radijAllahu anhu):
“Mëso para se të bëhesh udhëheqës. Kur të bëhesh udhëheqës nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar.”
El-Xhunejd ka thënë:
“Unë nuk dua të vdes si i njohur. Kam frikë se toka nuk do të më pranojë dhe unë do të turpërohem.”
El-Xhunej tregoi se Sarri ka thënë:
“Dy herë në ditë unë e shikoj hundën time për të parë nëse fytyra ime është bërë e zezë.”
El-Husejn bin Arxhak ka thënë:
“Mençuria i përket dhuntive më të mëdha dhe injoranca i përket fatkeqësive më të mëdha.”