“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kohëzgjatja e lehonisë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhelal uel-Ikram (1/738).

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dijetarët Hanbeli thonë se periudha më e gjatë e lehonisë është dyzet ditë.

Ka një mendim të dytë për këtë çështje që thotë se ajo është gjashtëdhjetë ditë dhe ky është mendimi i Imam Shafiut.

Shafitë kanë thënë se ka shumë gra, të cilave lehonia u zgjat për gjashtëdhjetë ditë. Kjo nuk është një gjë e rrallë në mënyrë që ne të themi ndryshe. Unë besoj se ky është mendimi i saktë, domethënë se lehonia mund të zgjatë gjashtëdhjetë ditë, me kusht që gjaku i cili del duhet të jetë i njëjtë (të ketë cilësi të njëjta e jo të dal në masë të madhe) sikurse i ditëve të para.

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “el-Ihtijarat” thotë se, “…lehonia mund të zgjatë gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë ditë përderisa gjaku është i njëjtë dhe nuk ndryshon pamjen, erën apo ndonjë cilësi tjetër”. Edhe pse lehonia mund të zgjatë shtatëdhjetë ditë, unë them se periudha maksimale është ajo gjashtëdhjetë dite (v.p.: nëse kjo ndodhë më shumë se kaq, atëherë mund të jetë ndonjë çrregullim). Dhe ky duket të jetë mendimi i saktë.

Shpërndaje: