Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/175)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse njeriu i ka dhënë mes’h çorapeve kur ai ka qenë në shtëpi dhe më pas ka udhëtuar, a duhet të vazhdojë t’i jep mes’h çorapeve aq sa i lejohet udhëtarit, apo aq sa i lejohet atij që nuk është udhëtarë?”
Përgjigje: “Sipas mendimit më të saktë, nëse ai i ka dhënë mes’h çorapeve kur ka qenë në shtëpi dhe më pas ka udhëtuar, atëherë ai mund të vazhdoj t’i jep mes’h aq sa i lejohet udhëtarit. Ndërsa, ka prej dijetarëve të cilët thonë se nuk i lejohet t’i jep mes’h më shumë sesa i lejohet personit i cili është në shtëpi.
Arsyeja pse ne mendojmë se ai mund t’i jap mes´h çorapeve tre ditë e tre net, ngase atij nuk i ka përfunduar ende koha e mes´hut si jo-udhëtarë, prandaj konsiderohet si udhëtar të cilit i lejohet t’i jap mes´h tre ditë e tre net. Ky është edhe mendimi i Imam Ahmedit, Allahu e di më së miri!”