Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kompania bën reklamë me anë të stilolapsave dhe kalendarëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (7 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një kompani farmaceutike që u dhuron stilolapsa, kalendarë dhe libra mjekëve dhe farmacistëve. Këto objekte kanë emrin e kompanisë. A është e lejueshme për ti marrë ato?

Përgjigje: Kjo është e padëmshme për derisa nuk bëhet fjalë për ryshfet. Nuk lejohet në qoftë se ajo është një formë e ryshfetit. Por në qoftë se bëhet fjalë vetëm për reklamë, ndërsa kompania është e ligjshme dhe nuk punojnë me diçka të paligjshme, atëherë kjo është në rregull.

Shpërndaje: