“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Komploti i Zindanit ndaj fesë

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: el-Burkan, fq. 24-25

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sunneti nuk ka vlerë në universietin el-Iman [në Sana Jemen] kur kemi parasysh mjekërën, rrobat mbi kyqe dhe pantallonat. Kur përgjegjësit këshillohen nga disa vëllezër, ata përgjigjen se ka një shkallë të prioriteteve. Si të preokupohemi vetëm me mjekra, pantallona, imazhe, dhe izare të shkurtër dhe të gjatë, kur muslimanët në Bosnjë dhe Hercegovinë theren dhe të vriten?

Përgjigje: Kjo më kujton, kur një palë Ikhuanësh sudanez i thanë Shejkh Zahirit se ju thërrasni në mjekra dhe në veshjën e gruas me veshje mbuluese ndërsa muslimanët në Afganistan po vriten. Atëherë ai u tha atyre:

“Le të themi se ne rruhemi dhe gratë tona dalin me fytyrë të pambuluara; çfarë u bën kjo dobi vëllezërve tanë afganë?”

Ata nuk i përmbahen fesë. Më pëlqejnë fjalët e Imam Malikut për Ebu Hanifën:

“Ai ka komplotuar kundër fesë! Ai ka komplotuar kundër fesë! Ai ka komplotuar kundër fesë! Kushdo që komploton kundër fesë nuk i përket fesë!” 1

Ne mund të themi të njëjtën gjë për Abdul-Mexhid ez-Zindanin. Ai ka komplotuar kundër fesë! Ai ka komplotuar kundër fesë! Ai ka komplotuar kundër fesë! Ai i ka mashtruar jemenasët.

________________________________________________

1 es-Sunneh (1/199) nga Abdullah bin Ahmed bin Hanbeli.

Shpërndaje: