Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: El-Fetaua el-Kajimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 41-42
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Motra ime katërmbëdhjetëvjeçare shkroi kontratën e martesës me kushëririn tim, por ata nuk u martuan (nuk patën marrëdhënie intime). Pas një kohe ai vdiq. A duhet ajo të ketë periudhën e saj të pritjes sa gjysma e periudhës normale apo nuk ka fare periudhë të pritjes? A i takon asaj trashëgimi nga pasuria e tij, kur kihet parasysh se ata nuk ishin veçuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe nuk i ka dhënë asgjë asaj?”
Përgjigje: “Nëse burri vdes para se ai të veçohet me gruan e tij, ajo duhet të pres periudhën e saj të pritjes të plotë dhe ajo duhet ta trashëgojë atë normalisht. Allahu Te’ala ka thënë:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا
“Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij).” 2:234
Allahu Te’ala nuk bëri dallimin mes gruas me të cilën është veçuar burri dhe me gruan që nuk është veçuar. Gjykimi i ajetit është i pakufizuar dhe përfshin të gjithë.
Është transmetuar në formë autentike nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem se ai ka thënë:
لا يحل لزوجة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تحد على غير زوج ميت فوق ثلاث إلا على زوج أربعة أشهر وعشرا
“Nuk i lejohet asnjë gruaje e cila beson ne Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, që të mbaj zi për ndonjë të vdekur më shumë se tri ditë, përveç vdekjes së bashkëshortit, për të cilin mban zi katër muaj e dhjetë ditë.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk bëri dallim mes gruas me të cilën burri është veçuar dhe me gruan që nuk është veçuar. Allahu Te’ala ka thënë:
وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَلَهُنَّ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم مِّن بَعْدِ وَصِيَّةٍ تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَإِن كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلاَلَةً أَو امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا السُّدُسُ فَإِن كَانُوَاْ أَكْثَرَ مِن ذَلِكَ فَهُمْ شُرَكَاء فِي الثُّلُثِ مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَآرٍّ وَصِيَّةً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ
“Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.” 4:12
Allahu Te’ala nuk bëri dallim mes gruas me të cilën burri është veçuar dhe me gruan që nuk është veçuar. Kjo dëshmon se të gjitha bashkëshortet trashëgojnë burrat e tyre pavarësisht nëse ato janë veçuar me ta apo jo. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo është robëreshë, apo nëse ajo e mbytë burrin e saj ose është e ndonjë feje tjetër. Në këto raste ajo nuk e trashëgon atë.”