Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Konvertimi në Islam dhe thënia e shahadetit në gjuhë jo arabe

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: el-Mexhmu (3/259-260)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse kafiri dëshiron të konvertohet në Islam dhe nuk e di gjuhën arabe, a duhet ta thotë shahadetin në gjuhën e tij? Në këtë rast nuk ka asnjë mospajtim se ai bëhet musliman. Por a është Islami i tij i vlefshëm në qoftë se ai di të flas arabisht dhe nuk e thotë shahadetin në gjuhën arabe?

Ka dy mendime të njohura lidhur me këtë. Kolegët – Shafiitë – janë unanim se Islami i tij është i vlefshëm.

El-Kadhi Ebu-Tajjib, autori i librit ”El-Haui” dhe të tjerët, kanë thënë se el-Astakhri ka thënë se ai nuk bëhet musliman fare. Të gjithë kolegët tanë (të medhhebit) të tjerë thonë se ai është musliman. Ata cituan gjithashtu Shejkh Ebu Hamid el-Badnixhi dhe el-Mahamili nga el-Astakhri dhe ranë dakord se ky mendim është i dobët. El-Astakhri e bazoi mendimin e tij duke krahasuar konvertimin në Islam me tekbirin e hyrjes në namaz.

Megjithatë, kolegët tanë bëjnë dallimin në mes të dy rasteve dhe thonë shahadeti shpreh besimin e njeriut, e cila mund të bëhet në çdo gjuhë. Ndërsa lidhur me tekbirat-ul-ihramin (tekbirin e hyrjes në namaz), sheriati ka ligjësuar shprehje të veçantë që duhet të pasohet kur është e mundur.

Shpërndaje: