Imam Muhamed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/703)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”Ata që janë koprracë dhe që ndikojnë edhe te njerëzit e tjerë që të jenë koprracë dhe e fshehin atë që ju ka dhënë Allahu nga mirësitë e Tij.” 1
Në aspektin fetar, koprracia e dënuar do të thotë ndalimi i pagesës së gjërave të tilla që Allahu i ka obliguar.
Këta njerëz të përmendur në këtë ajet nuk janë vetëm koprracë që është një nga cilësitë më të shëmtuara që ekziston, por bien edhe diçka më të keqe, më të shëmtuar dhe nënçmuese se kjo kur urdhërojnë edhe të tjerët të jenë koprracë.
Pra nuk mjafton që ata të bëjnë koprraci dhe nuk japin pasuritë e tyre me të cilat Allahu i ka bekuar ata; ata gjithashtu:
“…dhe që ndikojnë edhe te njerëzit e tjerë që të jenë koprracë …”
Sikurse i shqetëson bujaria e të tjerëve. Allahu mos e shtoftë numrin tuaj! Dakord me atë se ju jeni koprracë lidhur me pasuritë tuaja pasi që mendoni se ato do të pakësohen nëse jepni prej tyre siç duhet – por pse jeni koprracë edhe me pasuritë e njerëzve të tjerë?
Kjo nuk ju lëndon juve aspak. A nuk dëshmon kjo diçka tjetër përveç kulmit të qortimit, idiotizmit, natyrshmërisë së neveritshme dhe vendimit të keq?
1 En-Nisa, 4:37