Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Korigjimi i imamit gjatë hytbes së xhumasë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/149)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet dëgjuesi të korigjoi imamin nëse ai gabon në fjalën e tij (gjatë hytbes)?

Përgjigje: Në qoftë se ligjëruesi gabon gjatë hytbes, ku ai kryesisht ndryshon kuptimin e Kuranit, atëherë dëgjuesi është i detyruar që ta korrigjojë atë. Nuk është e lejuar për të ndryshuar kuptimin e fjalëve të Allahut (azze ue xhel). Nuk është e lejuar për ta lënë atë të kalojë pa u vënë re kjo, prandaj është e detyrueshme për ta korrigjuar atë.

Nëse ligjëruesi gabon gjatë hytbea, ai gjithashtu duhet të korrigjohet. Shembull i kësaj është se ai dëshiron të thotë se diçka është e ndaluar por habitet dhe thotë se është obligim. Në këtë rast është e detyrueshme për ta korrigjuar atë sepse në qoftë se ai nuk korrigjohet ai i devijon njerëzit. Nuk është e lejuar për të lënë ligjëruesin në mënyrë që gabimi i tij të shkakton devijim tek njerëzit.

Sa për një gabim të thjeshtë që nuk ndryshon kuptimin, nuk është e detyrueshme për ta korrigjuar atë. Shembull për këtë është se ai bën gabime gramatikore që nuk e ndryshojnë kuptimin. Kjo nuk është e detyrueshme për të korrigjuar, pavarësisht nëse kjo është në lidhje me Kuranin apo ndonjë gjë tjetër.

Shpërndaje: