Alameh Muhamed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: http://www.eljame.com/mktba/catplay.php?catsmktba=43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në ditët e sotme në skenën islame i gjejmë tre grupe kryesore: Ikhuanu-Muslimun, Ensar-us-Sunneh dhe Xhematu Teblig. Cili grup është më i miri? Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira. Ti hynë tek fjala e poetit, kur ti e bën këtë krahasim ndërmjet Selefive dhe këtyre grupacioneve:
A nuk e sheh se vlera e shpatës bie
Atëherë kur thuhet se shpata është më e mirë se shkopi?!
Të krahasosh shkopin me shpatën e nënvlerëson shpatën.
Ensarus-Sunneh, të cilët po i përmend, janë Selefitë që janë ndikuar nga thirrja e bekuar. Ata në disa vende quhen “Ensar-us-Sunneh”, e në vende të tjera ata quhen “Selefitë”, e në disa vende, si në tokat indiane, ata quhen “Ehl-ul-Hadith.”
Nuk është e lejuar të krahasohen ata (Selefitë), me këto lëvizje të cilat kanë lindur kohëve të fundit. Ngaqë thirrja Selefite është të kuptuarit e drejtë të islamit.
Pra, të kuptuarit e drejtë të islamit është të kuptuarit e Selefëve.
Selefizmi buron dhe i atribuohet Selefëve. Selefët ishin Sahabet, Tabiinët, dhe imamët e Tabi-tabiinëve siq janë katër imamët (Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi).
Këta janë ata të cilët përmenden në fjalën e Allahut Te’ala:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100
Kjo është akide (bindje) e vjetër që merret nga Libri i Allahut sipas të kuptuarit e Selefëve. Ky pra nuk është ndonjë ideologji e re. Të krahasohen ata që ecin në rrugën e drejtë me ata që e kanë braktisur atë?! Nuk ka krahasim mes tyre. Krahasimi mes tyre është padrejtësi.
Ti duhet ta kuptosh se ata që i përmende, janë njerëz të cilët ne i thërrasim që t’i kthehen rrugës së drejtë dhe të qëndrojnë larg nga keqinterpretimet në mënyrë që ata të mos shkatërrohen. Ne jemi të detyruar të ndjehemi keq për ta dhe t’i thërrasim ata në rrugën e drejtë. Ndërsa pyetja se kush janë më të mirët, është e pa kuptim.