Imam ‘Ali bin Sultan el-Kaarij el-Hanefi (v. 1014)
Burimi: “Shemmul-‘Auarid fii Dhemmirr-Rrauafid”, fq. 85-86
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Në kohën e Ebu Hanifes, në qytetin e Kufës ishte një Rafidi i cili kishte dy mushka. Njërin e emëroi me emrin Ebu Bekër dhe tjetrin Umer. Ai e kishte zakon që t’i rrahë ata kur ishin duke punuar dhe i mundonte për së tepërmi. Thashethemet ishin përhapur se njëri prej tyre e kishte shkelmuar për vdekje Rafidiun. Atëherë Imam Ebu Hanife tha: “Shkoni dhe shikojeni! Me siguri se, mushka me emrin Umer e ka shkelmuar atë.” Njerëzit e hulumtuan këtë gjë dhe e panë se kjo ishte e vërtetë. Kjo është për shkak se Umeri radijallahu anhu reagonte ashpër ndaj mëkatarëve.
Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) u konsultua me shokët e tij në lidhje me robërit e zënë në luftën e Bedrit, Ebu Bekri (radijAllahu anhu) ishte i mendimit që t’i lirojnë ata për një shumë pasurie, ndërsa Umeri (radijAllahu anhu) ishte i mendimit që të ekzekutoheshin ata. Pastaj Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
مثلك يا أبا بكر كمثل إبراهيم عليه السلام قال فَمَن تَبِعَنِي فَإِنَّهُ مِنِّي وَمَنْ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ وإن مثلك يا أبا بكر كمثل عيسى عليه السلام قال إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ وإن مثلك ياعمر كمثل موسى عليه السلام قال رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَى أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَى قُلُوبِهِمْ فَلاَ يُؤْمِنُواْ حَتَّى يَرَوُاْ الْعَذَابَ الأَلِيمَ وإن مثلك ياعمر كمثل نوح عليه السلام قال رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا
“O Ebu Bekr, me të vërtetë ti je sikurse Ibrahimi alejhis-selam kur ai tha: “Ai që më pason mua, është i fesë sime; ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti, me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë.” 14:36, dhe sikur Isai alejhi-selam kur ai tha: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” 5:118. Ndërsa ti Umer, me të vërtetë je sikurse Musai alejhi-selam kur ai tha: “O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!” 10:88, dhe sikurse Nuhu alejhi-selam kur ai tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues…” 71:26.[1]
[1] Ahmedi (1/383) dhe Hakimi (3/24).