Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)
Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Albani: ”Shikojini ata persona nga grupacionet të cilët kanë hyrë në parlamente, nuk janë të veshur me rrobat islame.”
Një dëgjues: ”Ata nuk kanë fare personalitet islam.”
Imam Albani: ”Kurrë! Ata besojnë se duhet patjetër që të vendosësh krevatën për t`i kënaqur të tjerët. Ata mendojnë se do t`i bëjnë njerëzit për vete por në fakt njerëzit janë që i bënë ata për vete. Allahut i ankohemi për këtë gjë!”
Një dëgjues: ”Shejkhu jonë! Një nga vëllezërit tanë njëherë dialogoi me një person nga Xhemati Teblig, prej atyre me dije tek ata, dhe i tha atij: ”Nëse ti do të shkoje tani në një vend që gjendet një varr dhe do të shikoje atje se njerëzit i bëjnë tavaf varrit, çfarë do të bëje?” Ai tha: ”Unë do të bëja tavaf bashkë me ta derisa të rehatoheshin me mua dhe më pas do t`ju thoja se kjo vepër është shirk etj.”
Shejkhu jonë! A mund të krahasohet kjo me veshjen e krevatës, shkaku i të cilave është, kënaqja e të tjerëve dhe pastaj…”
Imam Albani: ”Unë shpresoj që të veprojmë ashtu, porse çështja e kravatës është më e rrezikshme. Sepse ata besojnë se kjo është prej zakoneve, diçka normale apo se kjo çështje është e gjërë dhe se ne jemi të ashpërit.
Ai Tebligi e mohon atë gjynah në zemrën e tij, porse mendon se përzierja me ta në humbje mund t`i udhëzoi njerëzit. Kjo është për shkak të injorancës së tyre (Tebligsave).
Zoti ynë i Lartësuar e edukoi umetin mysliman me anë të personalitetit të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem kur Ai i tha:
لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلاً
”Ti gati do të kishe anuar pak nga ata.”
Ky është një kërcënim shumë serioz, porse jo për personalitetin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, porse është për të ngjashmit si ata (më lartë). Të cilët besojnë se njerëzit do t`i pasojnë nëse këta u shkojnë pas qefit të tyre. Porse kjo është e kundërta totalisht.
Unë them se ka dallim midis këtij shembulli (të Tebligit) dhe midis ndryshimit të të veshjes, sepse ata mendojnë se ky lloj ndryshimi (i veshjes) është në rregull.
Ndërsa sa i përket tavafit rreth varrit, ata njerëz (Tebligët) e shikojnë të ndaluar atë. Pra, ka dallim të madh (midis te dyjave).
Nuk do të gjesh askënd nga Ikhuanul Muslimin përveç ndonjërit i cili ka diçka nga dija e Sunnetit dhe kultura islame e saktë i cili nuk vesh krevatë dhe do të dallojë nga shumica e Ikhuanul Muslimin. Ata janë persona të cilët numërohen me gishta dhe prej tyre ishte shejkh Abdullah Azzam.”