“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Krijesat më të këqija

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: I´anat-ul-Mustafid, fq. 274
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar në mënyrë autentike nga Aisha radijAllahu anha se Um Seleme radijAllahu anha i tha të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në lidhje me fotot në një kishë që ajo kishte parë në Abisini. Ai tha:

”“Këta, kur u vdes ndonjë njeri i devotshëm, mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe pikturojnë brenda saj vizatime (të gjallesave). Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”

Transmeton Bukhari (434) dhe Muslimi (528).

Hadithi dëshmon se ata që bëjnë imazhe janë krijesat më të këqija, sepse veprimet e tyre shpien në idhujtari dhe pjesërisht do të thotë se ajo ngjason me krijimin e Allahut Te ala.

Në hadithin Kudsi thuhet:

”Kush është më mizor se ai që krijon sikruse Unë? Le ta krijojnë ata një milingonë, një kokërr ose një grimcë.”

Më këtë janë për qëllim ata që bëjnë imazhe dhe kjo dëshmon paaftësinë e tyre. Kjo dëshmon se ata që bëjnë imazhe janë krijesat më të këqija. Nuk ka rëndësi nëse ata bëjnë imazhe me skulptura, vizatime ose fotografi. Të gjitha mënyrat hynë nën gjykimin e rëndë dhe se ata i përkasin krijesave më të këqija të Allahut. Ai që përjashton fotografitë nga ndalimi i mungojnë provat dhe kështu, mendimi i tij injorohet.

Shpërndaje: