“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Krijimi i Iblisit sipas el-Xhilit

Alameh Abdurr-Rrahman el-Uakil (v. 1390)

Burimi: Mexhmu-ul-Makalat (1/365)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dashuria e Sufive për shejtanin nuk mund të fshihet, pasi imamët Sufi e lavdërojnë me ngrohje të mallkuarin.

Ne të gjithë e dimë përmes Kuranit se shejtani është krijuar nga zjarri. Dhe ne të gjithë e dimë se Muhammedi është krijuar nga një pikë sperme, se ai vjen nga pasardhësit e Ademit (alejhi-selam) dhe se Ademi (alejhi-selam) është krijuar nga balta. Askush tjetër përveç Sufive nuk polemizon kundër Kur’anit.

El-Xhili (v. 826) ka thënë:

“Iblisi dhe pasuesit e tij u krijuan nga karakteristikat e madhëruara ndërsa errësira dhe devijimi u krijuan nga vetë Muhammedi .”1

Ku janë ata që na akuzojnë se ne e urrejmë Muhammedin sepse ne themi për të vetëm atë që është në Kur’an dhe i besojmë atij sepse urdhërohemi nga Kur’ani? Ku janë zotërinjtë e Sufizmit, bishtat dhe mizat që vazhdimisht dhe vazhdimisht gumëzhijnë në mënyrë që t’i mendon se ata mbulojnë të vërtetën? Ky Sufi, ​​i cili, sipas jush është një shtyllë e madhe, flakton këtë mosbesim të mallkuar, të pistë dhe të nënçmuar. Në të njëjtën kohë, ne flasim të vërtetën të marr drejtpërdrejt nga Kur’ani; Muhammedi është një njeri si ne, por ai është profeti i fundit. Pavarësisht nga kjo, ju na akuzoni se gjoja ne e urrejmë atë.


1 El-Insan el-Kamil (2/41).

Shpërndaje: