Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Krimet e es-Safauijjinëve Rafidi mbi muslimanët në Tibriz

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ai u rrit në qytetin e Tibriz (Azerbajxhan), ky qytet në origjinën e tij ishte qytet Sunnij, banorët e saj ishin Ehl-is-Sunneh. Rafidat nuk kishin asgjë atje. Çfarë vepruan në të Rauafidat es-Safauijjun? Shteti Safauij, i cili i përfaqësonte Rafidat. Ky shtet iranian i cili është themeluar sot është një shtet Safauij, adhurues të zjarrit me origjinë persiane.

Ata duan që tani të rivendosin lavdinë e tyre Persiane. Sot në Iran shkruhet në gjuhën persiane dhe jo në gjuhën arabe. Ata po përpiqen të rivendosin lavdinë Persiane të adhuruesve të zjarrit në Iran në emër të Islamit, ndërsa Islami është i pastër prej tyre.

Ajo që ne do të përmendim tani janë vetëm disa nga qindra, e mijëra krime që Rafidat (Shiat) kanë kryer në të kaluarën dhe në kohën moderne deri në këtë moment. Dhe natyrisht me aprovimin, pëlqimin dhe bashkëpunimin e plotë të Vëllazërisë Muslimane dhe pa dyshim me kënaqësinë e liberalëve.
Tharua el-Kharabaui tha: “Fatkeqësisht qyteti Tibrizi është akoma qyteti i Khisr Shahit dhe zonat përreth tij ranë në duart e Safauijjinëve (Shiave), ata pastaj vranë dhe theren brenda tij derisa detyruan banorët e tij që të mallkonin zotërinjtë tanë; Ebu Bekr es-Sidikun, Umer ibn el-Khatabin dhe Uthman bin el-Affanin (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Përveç kësaj ata i detyruan banorët e Tibrizit të mallkojnë nënën tonë Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Çuditërisht, ky qytet Tibrizi ia hapi portat e tij Safauijjinivë duke pasur mendim të mirë për ta, pa ndonjë luftë sepse ata menduan se Safauijjinët ishin prej muslimanëve, kështu që ata ua hapën qytetin atyre. Ashtu sikurse vepruan të shkatërruarit Shiat me miratimin e atyre të pabesë, –Vëllazëriës Muslimane– në Bagdad (Irak) dhe në tjera vende.

Popullsia e Tibrizit dikur ishte 100,000 të gjithë ishin nga Ehl-us-Sunneh, ata flisnin me dialektin Azrijeh dhe ai është një prej dialekteve të vjetra persiane. Kur Shan, Ismael es-Safauijj hyri në xhaminë e madhe në qytet (të Tibrizit) dhe u ngjitë në minber ndërsa ushtria e tij ishte për rreth vendit, duke u zënë rreth tyre me shpatat e tyre të pangopura, duke u kërkuar muslimanëve në xhami të cilët faleshin, që të braktisnin atë në të cilën pasoni nga Islami dhe sunneti, dhe të hiqnin dorë nga sunneti dhe të hynin në Shiizëm, dhe të mallkonin dhe të bënin tekfir mbi sahabët e Muhammedit ﷺ. Ndërsa muslimanët në këtë xhami e panë që çështja (e të vrarit) ishte e lehtë dhe ata e urryen këtë veprim ndërsa pasuesit e këtij Shah, es-Safauijjut i cili qëndronte në minber vazhduan të mallkonin haptazi sahabët dhe të mallkonte nënën e besimtarëve; Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) haptas me zëra të neveritshëm. Pastaj banorët e Tibrizit vunë duart në veshët e tyre në mënyrë që të mos dëgjonin këtë mallkim të neveritshëm. Kur disa dijetarë të mëdhenj deshën të dilnin nga xhamia, si kundërshtim i këtij veprimi që e nxjerr vepruesin e tij nga feja, pasuesit e Ismael es-Safauijjut filluan t’i therin ata. Ndërsa Xhamia nuk u bë një vend për namaz, por ajo u shndërrua në një vend ku u bë një masakër e madhe, të cilën historia nuk pushon të përmend deri në këtë moment. Të nesërmen vrasja vazhdoi derisa më shumë se 20,000 muslimanë u vranë nga duart e Safauijjin er-Rauafid; për të cilët Hasan el-Benna (themeluesi i Vëllazërisë Muslimane) tha:

“Ata (Rafidat) janë vëllezërit tanë.”

Ne themi: “Po ata janë vëllezërit e tyre në mashtrim/tradhti dhe në bërjen të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve, ata nuk janë vëllezërit e tyre në Islam, janë vëllezërit e tyre në bërjen të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve në emër të Islamit.

Me anë të maskarave, qyteti i Tebrizit u bë një qytet Shiitë, sikurse vepruan me Bagdadin tani. Bagdadi i cili ishte në origjinën e tij një qendër nga qendrat e muslimanëve, prej tij Islami ishte përhapur në një nivel global. Tani e kanë kthyer në qendër ku mallkohen sahabët, ku bëhet tekfir mbi ta, ku mallkohet Aishah dhe eliminohen muslimanët në tërësi. Askush nuk mbetet atje, përveç atij që është në devijimin e tyre, një Rafidi, Shiitë.

Shpërndaje: