Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Krishtlindjet s’kanë të bëjnë me Islamin

Imam Hafidh Xhalal-ud-Din es-Sujuti 

Burimi: al-Amr bil-Ittiba uen-Nahi anil-Ibtida, fq. 145

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Prej risive (bidateve), është ajo që ka të bëj me festat e dimrit. Ata pretendojnë se kjo është koha kur Isai (alejhis-selam) ka lindur. Çdo gjë që veprohet gjatë këtyre netëve, i përket veprave të ndaluara. Shembuj të tyre janë ndezja e qirinjve, gatimi i ushqimit për këto festa, etj.

Festimi i ditëlindjeve, është prej të krishterëve dhe nuk ka të bëj asgjë me islamin. Gjeneratat e më hershme nuk njihnin ceremoni të ngjashme si këto. Në fakt, kjo rrjedh nga të krishterët.

Ata në këtë festë, e kanë shtuar një gjë tjetër e cila nuk ka të bëj asgjë me të, ajo është ndezja e qirinjve dhe kjo për shkak të motit të ftohtë.

Shpërndaje: