Alameh Rabi bin Hadi El-Medkhali (v. 1447)
Keshf-us-Sitar, fq. 144
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 58: Çfarë qëndrimi duhet të kemi ndaj një personi që thotë:
“Është e vërtetë që dijetarët kanë bërë tebdi ndaj një individi të caktuar por ato gabime nuk e nxjerrin atë nga Ehli-Sunneti?
A është e vërtetë që kjo metodologji e re është shfaqur pasi kanë vdekur dijetarët e mëdhenj si Albani, Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini?
Përgjigje: Po, kjo metodologji është shfaqur kohët e fundit. Ju e dini se çfarë thuhet rreth kritikës dhe lavdërimit. Nëse dikush kritikon pa prova, atëherë kritika e tij është pa vlerë.
Por nëse ai kritikon me prova, atëherë bëhet obligim për atë që mendon ndryshe që të nënshtrohet, të kthehet te e vërteta dhe të kapet pas provave. Shumë njerëz e përgënjeshtrojnë të vërtetën dhe e refuzojnë atë. Kjo është shumë serioze.
Kështu është parimi në lidhje me kritikën dhe lavdërimin. Personit që kritikon duhet t’i kërkohen prova për kritikën e tij. Por nëse ai ka prova dhe argumente për kritikën e tij, atëherë bëhet obligim të ndiqet e vërteta.