Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/20167
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka thoni për ata që i godet kriza epileptike?
Përgjigje: Nëse preket nga kjo krizë përderisa ai është agjërueshëm dhe kjo i ngjason njeriut në gjumë, atëherë kjo nuk i ndikon në agjërim. Pra agjërimi i tij është i saktë. Mirëpo nëse i ndodh të alivanoset dhe atë për një periudhë të gjatë, p.sh. një ditë të tërë, ai konsiderohet të jetë në kategorinë e atyre që u humb mendja. Prandaj agjërimi i tij është i pavlefshëm, ata nuk janë të obliguar me asgjë dhe ata nuk e kanë obligim ta kompensojnë ditën që e kanë humbur.
Nëse personit i humbet mendja ose e godet kriza epileptike në fund të natës dhe zgjohet natën tjetër, ai nuk është i obliguar të agjërojë. Kështu nuk është rasti me pavetëdijen që është ekzakt si gjumi (pra, që agjërimi i tij është i vlefshëm).