Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e umres për një person dhe haxhin për një tjetër

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (4 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A mundet të jetë haxhi temettu (haxhi me umre) nëse bëhet nijeti që të bëjë umren për një person dhe haxhin për një tjetër?

Përgjigje: Po. Dijetarët thonë se nuk është kusht për haxhin temettu që të gjitha ritualet të kryhen për një person të vetëm. Është e lejueshme për të bërë umren për një person dhe haxhin për një tjetër. Që të bëjë umren për veten e tij dhe të bëjë haxhin për një tjetër. Për të bërë umren për dikë tjetër dhe të bëjë haxhin për veten e tij. Ata thonë se gjitha këto lejohen dhe se kjo nuk e prish haxhin temettu.

Shpërndaje: