“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kryengritjet janë më të këqija sesa padrejtësitë e pushtetarëve

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Minhexh-us-Sunnen En-Nebeuijeh (3/391)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej doktrinës së njohur të Ehl-us-Sunnetit është se ata nuk lejojnë kryengritjen dhe luftën kundër udhëheqësve edhe nëse ata të jenë të padrejtë. Kjo dëshmohet nga hadithet autentike dhe të njohura nga profeti. Sepse dëmi që shkaktohet nga lufta dhe sprovat është më i keq sesa dëmi që ekziston tashmë në formën e padrejtësisë së tyre, pa luftë dhe pa sprova.

Prandaj nuk lejohet të bëhet një dëm më i madh për të shmangur një dëm më të vogël.

Nuk dihet që një grup të ketë bërë kryengritje kundër një pushtetari e që kryengritja e tyre të mos ketë shkaktuar një dëm më të madh sesa atë që e larguan.

 

Shpërndaje: