Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (3 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Sa i vërtetë është hadithi:
“Ai që e bënë haxhin dhe nuk më viziton, më ka trajtuar me mosrespekt.”
Përgjigje: Ky hadith është i shpikur dhe gënjeshtër ndaj të dërguarit ﷺ për disa arsye:
1 – Nuk është e mundur të vizitosh profetin ﷺ pas vdekjes së tij. Si do ta vizitosh të dërguarin ﷺ kur ai është i varrosur? Pra është varri që vizitohet.
2 – Po të ishte hadithi autentik do të thoshte se është kufër i madh që të bëhet haxhi dhe të mos vizitohet varri i profetit ﷺ. Të qenit mosrespektues ndaj të dërguarit ﷺ është kufër që e nxjerrë praktikuesin nga Islami.
Hadithi pra është i shpikur dhe gënjeshtër ndaj të dërguarit ﷺ.