Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Masa’il el-Imam Ibn Baz, pyetur nga Abdullah bin Mani el-Utejbi (1/146)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Cili është gjykimi për ta kryer umren disa herë gjatë një udhëtimi të vetëm?
Përgjigje: Parimi është se kjo është e lejuar sepse Aishah e ka bërë umren dy herë gjatë një udhëtimi 20 ditor. Nuk ka numër specifik të ditëve që duhet kaluar në mes të dy umreve, por në fakt është e paraparë që të bëhet umre në çdo kohë sepse profeti ﷺ ka thënë:
”Njeriut i falen mëkatet e tij mes dy umreve dhe shpërblimi për haxhin e pranuar është xheneti.” [Bukhari dhe Muslim].
Pra si përmbledhje është një vepër e mirë që një burrë dhe një grua të bëjë umren kur tu jepet mundësia.