Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kryqëzatat në Jeruzalem

Imam Shems-ud-Din Muhamed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Sijar A’lam-in-Nubala (19/179)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam dhe Hafidh Ebul-Kasim Mekki bin Abdis-Selam el-Husejn er-Rumejli el-Makdisi lindi në vitin 432 hixhri dhe jepte fetva sipas medhhebit Shafei. Pyetjet iu dërgoheshin nga i gjithë vendi dhe ai ishte dijetarë dhe i saktë. Ai u zu rob kur armiku pushtoi Jeruzalemin. Në mënyrë që ai të lirohej, ata kërkuan një sasi të madhe ari në këmbim, e cila nuk mund të paguhej. Si pasojë, ata e gurëzuan për vdekje në Batharun me 12 Sheual 492 hixhri. Ai mbushi 70 vjeç – Allahu e mëshiroftë. Përveç kësaj ata mbytën rreth 70,000 njerëz në Jeruzalem që mbetën në duart e tyre për 90 vite.

Shpërndaje: