Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (3/378)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Abdullah ibn Buhejne -radijAllahu anhu- rrëfeu:
”I dërguari i Allahut ﷺ ua fali namazin e drekës, pas rekatit të dytë, ai u ngrit në këmbë pa u ulur (në teshehud). Të gjithë sahabët u ngritën pas tij. Kur arriti në fund të namazit, njerëzit prisnin të jepte selam por ai bëri tekbirin duke qenë ulur dhe ra në sexhde. I bëri dy sexhde, pastaj dha selam.”
Transmeton Bukhari (829) dhe Muslimi (570).
Nëse një person në këtë rast kthehet me qëllim në teshehud pasi është ngritur, namazi i tij është i pavlefshëm sipas dijetarëve. Nëse nuk e bën këtë me qëllim ose e bën nga padija atëherë namazi i tij nuk është i pavlefshëm.
A vlen e njëjta gjë nëse ai ngrihet gabimisht për një rekat shtesë? A duhet ta vazhdojë atë nëse është ngritur apo duhet të ulet? Jo, në këtë rast ai duhet të ulet edhe nëse ka filluar të lexojë El-Fatihan apo edhe nëse ka zbritur në ruku.