Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adhua-ul-Bejan (4/91)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّى تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَى أَهْلِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.” 1
Imam Bukhari (rahimehullah) ka thënë në “Sahihun” e tij:
Ali bin Abdil-lah na tregoi: Sufjan na tregoi: Jezid bin Khasifah na tregoi, nga Busr bin Sa’id, nga Ebu Sa’id el-Khudri (radijAllahu anh) i cili tha:
“Isha ulur me Ensarët kur erdhi Ebu Musa. Ai dukej i frikësuar dhe tha: “I kërkova Umerit tri herë leje, por nuk mu dha leje. Pastaj u ktheva.” Ata thanë: “Çfarë të pengoi ty (të hysh)?” Ai tha: “I kërkova Umerit tri herë leje, por nuk mu dha leje. Pastaj unë u ktheva. E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nëse ndonjë prej jush kërkon leje tri herë, dhe nuk i jepet leje, ai duhet të kthehet.” 2
Nëse mysafiri është i sigurt se banorët e kanë dëgjuar atë, ai duhet të kthehet. Kur ata e dëgjojnë dhe ende nuk e lejojnë të hyjë, kjo do të thotë se atij nuk i lejohet që të hyj. Sunneti autentik sqaron se nuk duhet të kërkohet leje më shumë se tre herë, në kundërshtim me mendimin e disa dijetarëve që thonë se lejohet të kërkohet leje më shumë se tri herë.
E njëjta gjë vlen, nëse mysafiri nuk e di nëse banorët e kanë dëgjuar atë apo jo pas herës së tretë. Argumenti nuk përmend asgjë nëse banorët e kanë dëgjuar atë apo jo.
Në qoftë se ai e di se ata nuk e kanë dëgjuar atë, unë mendoj se ai duhet të kthehet për herës së tretë. Ai duhet të kthehemi sipas argumentit të përgjithshëm.
1 24:27
2 Bukhari (6245) dhe Muslimi (2153).