“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kthimi i borxhit duhet të kufizohet në kohë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Feuad minet-Tefsir”, fq. 114
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيْنٍ إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى فَاكْتُبُوهُ وَلْيَكْتُب بَّيْنَكُمْ كَاتِبٌ بِالْعَدْلِ وَلاَ يَأْبَ كَاتِبٌ أَنْ يَكْتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ اللّهُ

“O ju të cilët keni besuar! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu.” 2:282

Në këtë ajet sqarohet qartë se si borxhi dhe ndarja e drejtësisë mes njerëzve duhet të ruhet me shkrim dhe se shkrimi duhet të jetë i saktë dhe i drejtë, pa shtuar asgjë, larg padrejtësive apo pa lënë mangu asgjë nga shkrimi.

Gjithashtu, borxhi duhet të jepet në një afat të caktuar për kthimin e tij, në mënyrë që të mos lindin mosmarrëveshje dhe konflikte, duke precizuar çdo detaj për të dyja palët. Nëse borxhit të dhënë nuk i është kufizuar koha e kthimit të tij, ai është jo i drejtë. Pra, kthimi i borxhit duhet të jetë në kohë të kufizuar në mënyrë që personi i cili kërkon t’i kthehet borxhi, të ketë të drejtë ta bëj këtë pa asnjë të keqe. Kështu tha i dërguari ﷺ:

من أسلف في ثمر فليسلف في كيل معلوم أو وزن معلوم إلى أجل معلوم

“Ai që paguan paraprakisht për mbjellat, atëherë le ta bëjë këtë (kthimin) me një matëse të njohur ose peshë të njohur deri në një afat të njohur.”[1]

Përcaktimi i afatit kohorë parandalon konfliktin e mundshëm. Në qoftë se borxhi paguhet para kohe, kjo është punë edhe më e mirë. Përndryshe, mjafton që borxhi të paguhet kur të vijë koha për të cilën ata janë marrë vesh.


[1] Buhariu (2241) dhe Muslimi (1604).

Shpërndaje: