Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Për sa i përket zbritjes së Isait (Jezusit) në fund të kohës siç përmendet në transmetime muteuetir (që janë transmetuar nga shumë sahabë), kjo është e vërtetë. Por ai do të zbresë si pasues i profetit Muhammed ﷺ, pra do të gjykojë sipas legjislacionit të tij. Do të gjykojë me legjislacionin Islam dhe do të jetë pasues i profetit, do ta vrasë Dexhallin, do të thyejë kryqin, nuk do të paranojë marrjen e xhizjes dhe nuk do të ketë fe tjetër përveç fesë Islame.
Pas zbritjes së Isait nuk do të ketë fe tjetër përveç fesë Islame me të cilën erdhi profeti Muhammed. Pra ai është ripërtërirës, ai është ripërtërirës i fesë Islame dhe pasues i të dërguarit ﷺ. Nuk do të ketë asnjë profet pas profetit Muhamed ﷺ.