Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ku duhet shikuar gjatë namazit? – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3395.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi nëse gjatë namazit të shikohet në vendin ku bëhet sexhdja?”

Përgjigje: “Të shikuarit në vendin e sexhdes është gjëja që duhet bërë. Namazliu duhet të shikojë në vendin e sexhdes, ngase kjo është më e qetë për zemrën, nuk duhet ta lëvizë shikimin, sepse kjo e dekoncentron atë nga namazi. Prandaj, ai duhet të shikojë në vendin e sexhdes dhe ky është veprimi më i mirë.”

Shpërndaje: