Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Për sa i përket fjalës së pyetësit se më shqetëson çështja se ku ndodhet xheneti dhe xhehenemi?
Ne themi: Xheneti është në pjesën më të lartë të Il-lijjin dhe xhehenemi është në es-Sixhiin dhe es-Sixhiin është në tokën më të ulët siç ka ardhur në hadith:
“Kur personi vdes, Allahu (te ala) thotë:
“Shkruajeni librin e robit Tim në Sixhiin, në tokën më të ulët.”
Sa i përket xhenetit, ai është sipër, në pjesën më të lartë të Il-lijjin.
Është vërtetuar në transmetim të saktë nga profeti ﷺ se ka thënë:
“Arshi (Froni) i Zotit xhela ue ala është çatia e xhenetit El-Firdeus.”
Allahu i Lartësuar na bëftë banorë të xhenetit Firdeus.