Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (79), min: 1:13:25
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-9-2-1439-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ata janë duke u dënuar, por ata nuk janë duke u dënuar për diçka të madhe (sipas tyre). Po, sigurisht që është diçka e madhe. Njëri prej tyre përgojonte njerëzit ndërsa tjetri nuk kujdesej gjatë urinimit.”1
Çka nënkuptohet me këtë?
Përgjigje: Ai nuk pastrohej pasi urinonte. Ai nuk kujdesej nga urina. Ai nuk e largoi urinën me anë të pastrimit. Prandaj është obligim për tu ruajtur nga urina në mënyrë që ajo të mos spërkas në të. Duhet pasur shumë kujdes ndaj saj.
1 Bukhari (218) dhe Muslimi (292).