“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes kohën!

Shejkh, Dr.  Muhammed bin Se’id Raslan

Burimi: https://youtu.be/Boq4ug0ec34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lëre shkëmbimin bosh të lavdërimeve. Ji i pangopur për ditën dhe natën tënde. Dhe ktheje gjithë vëmendjen tuaj në atë që të sjell dobi. Se vërtetë jeta është e shkurtër. Dhe askush nuk do të bëjë dobi, sepse ti do të vdesësh i vetëm dhe do të shkosh i vetëm në varrin tënd dhe do të merresh në pyetje vetëm dhe do të merresh në llogari i vetëm dhe do të qëndrosh para Allahut i vetëm.

Pastaj, me siguri, do të pyetesh për veprat tuaja kështu që investo kohën tënde dhe mos e humb madje edhe një moment të vetëm të saj dhe mos u bëni si ata që, kur vdekja, shkatërruesi i kënaqësive dhe ndarës të njerëzve, i vjen atyre ata thonë:

“Zoti im! Më kthe prapë!” 23:99

Pse dëshiron të kthehet? A është kjo sepse ai dëshiron të ndërtojë një shtëpi? Prej të cilave do të mobiloj një shtëpi?

Pse dëshiron të kthehet? Pse ai dëshiron të kthehet? Ai dëshiron të bëjë vepra të mira!

“Që të mund të bëj vepra të mira në çfarë kam mbetur mbrapa!” 23:100

Tani ti je këtu! Pra nëse një ditë do të thuash:

“Zoti im! Më kthe prapë!”

Ti je këtu tani! Sepse nuk do të kthehesh. Sa për tani, ti je këtu. Një mundësi të tillë, askush, pos Allahut, nuk do të lejojë të dalë nga dora e tyre përveç të çmendurve.

Mendjelehtët i lënë këto mundësi nga ky person i cili më vonë do të thotë:

“Më kthe për të bërë mirë, më ktheu në dynja për t’u angazhuar në bërjen e veprave të mira.”

Dhe dije se askush nuk do të agjërojë për ty, askush nuk do të falet për ty. Vepro për veten tënde.

Dhe ji i pangopur për jetën tënde të ardhshme sepse Allahu, i Bekuar dhe i Lartë është Ai, që na ka informuar se jobesimtari, në Ditën e Gjykimit, do të thotë me keqardhje dhe pikëllim:

Pra, tani ti je në të kështu që bë vepra të mira, tani nuk je duke kërkuar të kthehesh dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse me siguri nuk do të kthehesh.

Kthimi është i pamundur, dhe rruga prapa është kaq e gjatë kështu që puno për atë ditë dhe përgatitu për të.

“Ah sikur të kisha përgatitur për jetën time (në ahiret).”

Pra, çfarë ishte ajo në të cilën ishe?

Nuk është jeta! Është më shumë si një mirazh! Kjo dynja është si një mirazh që së shpejti do të zhduket. Një ylber që shpejt do të largohet, si rrufe është atje për vetëm një çast, nuk do të qëndrojnë në qoftë se ti dëshiron të jesh në këtë jetë dhe të mbetesh në të, përpiqu që të kapësh një grusht ujë, nuk do të jesh në gjendje, kjo është për atë që dëshiron që kjo dynja të mbetet për të.

Është si ai që kap një grusht ujë; i mashtruar nga çarjet midis gishtërinjve të tij. Ne duhet t’i lëmë ato gjëra që ne jemi mësuar me to dhe nga gjërat që janë bërë të zakonshme për ne.

Sa i përket asaj se si kalojmë kohën tonë, ne duhet të jemi lakmitarë sa i përket momentit dhe minutave dhe sekondave të jetës sonë.

Nxënësit e dijes, veçanërisht, janë kandidatët më kryesor për të qenë të kujdesshëm në lidhje se si ata kaluan kohën e tyre.

Imam Ibn Xhauzi (Allahu e mëshiroftë), pasi ai transmeton hadithin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Ku ai na tregon se Ibrahimi (alejhis-selam) i tha atij t’ia përcillte selamin e tij umetit (të Muhammedit) dhe t’u tregon atyre se xheneti është toka pjellore (tokë bosh) dhe kultivohet me thëniet Subhan Allah, Elhamdulilah, La ilahe ila Allah, Allahu Ekber.

Pra, kur ju thoni këto fjalë, këto fjalë të qëndrueshme, këto fjalë të mira, një palmë do të mbillen për ty në xhenet.

Pastaj Ibn el-Xhauzi e komenton hadithin duke thënë: “Subhan Allah, sa palma kemi humbur?”

Kjo është një çështje e lehtë. Subhan Allah, Elhamdulilah, La ilahe ila Allah dhe Allahu Ekber.

Megjithatë, unë kuptojë justifikimet e atyre që nuk janë ndihmuar nga Allahu.

E lus Allahun që ne të mos jemi prej tyre?

Ndonjëherë një individ e di se ku është mirësia dhe ai ka një besim të palëkundur në lidhje me atë që e di se cila duhet të jetë rruga e tij dhe ai ka dituri se cilën rrugë ai duhet të pasojë, por nuk është në gjendje, që të lëvizë drejt asaj begatie të Allahut as edhe një lëvizje të vetme, as të merr një hap të vetëm drejt saj.

Sepse mëkatet e tij e kanë lidhur atë poshtë dhe për shkak se shkeljet e tij e kanë lidhur atë kështu, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Lusim Allahun, e lartësuar dhe të fuqishëm, që të shohim atë që na bën dobi dhe të kemi dobi nga ajo që shohim.

Shpërndaje: