Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes mburojën që të mbron ndaj xhehenemit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205829

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një prej vlerave të agjërimit është se ai siguron një mburojë në mes robit dhe xhehenemit. Agjërimi e mbron robin nga xhehenemi në ditën e gjykimit në të njëjtën mënyrë sikurse mburoja e mbron luftëtarin nga shigjetat. Agjërimi është një mburojë nga xhehenemi sikurse mburoja që është mbrojtja e luftëtarit kundër shigjetave. Por ai nuk mund të jetë një mburojë në qoftë se ajo është e prishur. Mburoja e thyer as nuk mbron ndaj shigjetave apo ndaj xhehenemin në ditën e gjykimit.

Si prishet ai? Agjërimi prishet nëpërmjet faktorëve që e kundërshtojnë atë si përgojimi, thashethemet, shpifjet dhe gënjeshtrat. Këto fenomene ndikojnë në agjërimin në mënyrë që ai të mos i bëjë dobi agjëruesit në ditën e gjykimit edhe pse ai përjetoi uri, etje dhe bëri durim me urinë dhe etjen në këtë jetë. Në ditën e gjykimit ai do të vjen me një agjërim që nuk e mbron atë nga xhehenemi vetëm sepse ai e shkatërroi atë me përgojim, thashetheme, shpifje dhe gënjeshtra.

Shpërndaje: