“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes namazin!

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Transmetohet nga Enes bin Malik, shërbëtori i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili tha:

”Shikimin e fundit me të cilin e pashë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ishte ditën kur e largoi perden në ditën e hënë.”

Dita e hënë koha pas agimit, ishte dita kur ka vdekur i dërguari ynë (salAllahu alejhi ue selem). D.m.th në ditën e hënë kur ka kaluar një pjesë e mirë e agimit të asaj dite. Në mëngjesin e së hënës, kur njerëzit ishin radhitur në safa pas Ebu Bekrit për të falur namazin e sabahut, profetin (salAllahu alejhi ue selem) veçse e kishte rënduar sëmundja, ai hapi perden dhe shikoi sahabët.

Enesi (radijAllahu anhu) e cilësoi me fjalët e tij duke thënë: Kur e pash, fytyra e tij ishte sikurse fletë e petëzuar; që do të thotë se ishte shumë e pastër, e bukur, e celur dhe e lulëzuar.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) kur e hapi perden dhe i shikoi sahabët, buzëqeshi.

Vëllezër të nderuar, këtë buzëqeshje vëne në qendër të vëmendjes! Sepse ajo ka peshë dhe vlerë të madhe.

Profeti ynë (salAllahu alejhi ue selem) kur e hoqi perden në atë ditë kur edhe vdiq, dhe kjo gjatë namazit të sabahut, i shikoi sahabët….

Shikoi në ndikimin e edukimit të tij ndaj sahabëve, i cili padyshim se ishte prej dhuratave më të çmuara nga ana e Allahut për të; dhe edukata më e mirë ishte ajo e namazit, së bashku me xhemat, e me rregulla të caktuara në safa, të nënshtruar ndaj Allahut, të përulur ndaj Tij, duke e adhuruar vetëm Allahun, duke shprehur shpërblimin dhe duke ju frikësuar ndëshkimit të Tij.

I shikoi ata profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe buzëqeshi duke i parë njerëz besimtarë të sinqertë, të edukuar me iman të drejtë, të edukuar me namaz, të edukuar me adhurim ndaj Allahut të Madhëruar. Buzëqeshi profeti (salAllahu alejhi ue selem) i gëzuar dhe i kënaqur.

Të nderuar vëllezër, nga kjo mësojmë se namazi me xhemat ka vlerë të madhe dhe zë vend të rëndësishëm në fe.

Ky ishte profeti ynë (salAllahu alejhi ue selem) në fund të jetës së tij madhështore, e mbushur përplot thirrje për t’u drejtuar kah Allahu i Lartësuar, e mbushur përplot këshilla për robërit e Allahut  dhe mësime të fesë së Tij.

Në momentet e fundit të jetës së tij, i shikon shokët e tij, të radhitur në safa në xhami dhe buzëqesh (salAllahu alejhi ue selem) i gëzuar, i hareshëm dhe i kënaqur me këtë mirësi të madhe.

Nga kjo, gjithashtu mësojmë humbjen dhe privimin e madh për ata që nuk falen fare apo nuk janë të kujdesshëm ndaj namazit!

Personi i tillë është i privuar përtej asaj që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka buzëqeshur dhe është gëzuar për së tepërmi, në momentet e fundit të jetës së tij!

Andaj, keni parasysh këtë buzëqeshje, sepse ajo ka peshë dhe vlerë të madhe.

Ai i cili  e do sinqerisht profetin (salAllahu alejhi ue selem), kjo buzëqeshje i zë vend të veçantë në zemrën e tij!

Kjo çështje, është ajo që profetin tonë (salAllahu alejhi ue selem) e ka gëzuar për së tepërmi!

Ku është dashuria e sinqertë për profetin (salAllahu alejhi ue selem) e atyre të cilët nuk e falin namazin, pasojnë epshet e tyre, bëjnë vepra të këqija dhe e lënë anash të nënshtruarit ndaj Zotit të tokës e të qiejve, i Lartësuar qoftë Ai?

Robi i Allahut, duhet ta gjykojë vetveten denjësisht dhe të mendojë për këtë çështje thellësisht

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e hoqi perden dhe shikoi në tubimin e besimtarëve në safa, në shtëpinë e Allahut, në xhaminë e tij (salAllahu alejhi ue selem), prapa më të drejtit dhe më të mirit të këtij umeti Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të); buzëqeshi ai (salAllahu alejhi ue selem).

Ndërsa sahabët u gëzuan shumë dhe menduan se profeti (salAllahua lejhi ue selem) do të dalë për t’ua falur atyre atë namaz, mirëpo ai i bëri me shenjë Ebu Bekrit që të qëndrojë në vendin e tij.

Pas kësaj, e uli perden profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe qëndroi në shtëpinë e tij deri kur ai vdiq (salAllahu alejhi ue selem) po në atë ditë pasi kaloi pjesa më e madhe e agimit.

 

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram